“As We See It”, seri dedikuar jetës dhe aktiviteteve të personave me autizëm

 
Producenti ekzekutiv i serive të famshme “Friday Night Lights” dhe “Parenthood”, Jason Katims shpreson që sërish do të prek zemrat e dashamirëve të filmave me një seri të re. Fjala është për serinë televizive të Prime Video, të titulluar “As We See It”.
Kjo seri paraqet tre bashkëbanor të moshës 20 vjeçare, me autizëm, të cilët punojnë, dalin në takime dhe takohen me familjarët e tyre.
Producenti Katims ka një fëmijë me autizëm, andaj me këtë seri synon të paraqesë gjendjen e tyre jetësore në mënyrë sa më autentike. Aktorët krijojnë një afërsi në mes vete, dhe kjo shihet qartë në ekran.
Katims ka pasur vështirësi derisa ka gjetur aktorët e përshtatshëm për këto role, siç ka treguar në një intervistë, Albert, Sue Ann dhe Rick sjellin në skenë ngjarjet që ai synon t’i paraqes para botës, të bazuara në realitet. Katims ka treguar se gjatë audicioneve ka pasur raste kur është ndjerë keq për të rinjët, sepse ata ishin të lodhur, e të mos i fitonin rolet ishte e rëndë për ta. Por në fund është gëzuar që ka gjetur aktorët e duhur.
Aktorja Pien për rolin e saj ka thënë se pa marrë parasysh çfarë ka personazhi i saj në mendje, ajo paraqitet me shumë humor, dhe është e dashur për audiencën. Pien ka treguar se paraqitet me rolin e një gruaje në këtë spektër, shumë reale.
Pien po ashtu ka treguar se për këtë rol i është dashur të punojë shumë. Por, ka kaluar mirë dhe në fund çdo gjë ka përfunduar mirë.
Aktori veteran Joe Montegna luan rolin e babait të njërit prej të rinjëve. Ai edhe në jetën reale ka një vajzë 34 vjeçare me autizëm.
Montegna ka thënë se është përshtatur me rolin në seri në shumë nivele. Sipas tij, është mundësi e mirë të paraqitet në një seri si kjo me njerëz që i njeh, dy prej të rinjëve të cilët janë me autizëm. Ai mendon se është mirë që atyre iu është dhënë mundësia të paraqiten në një seri si kjo.
Dhe në fund, aktori Rick Glassman ka thënë se kjo seri i dedikohet personave me autizëm, dhe se në të paraqiten aktorë që në realitet janë me autizëm. Por sipas tij, tregimet që shtjellohen në të, si psh marrëdhënia prindër-fëmijë, dhe tregime të tjera, nuk lidhen me autizmin. Janë pengesa të cilët i kalojnë të gjithë në realitet. Në anën tjetër, ai ka thënë se ndihet mirë që iu dha mundësia të paraqesë autizmin në atë mënyrë, që shpesh është dashur të bëhet qesharak, e shpesh i marrë.
Seria “As We See It” do të transmetohet në Amazon Prime Video nga data 21 janar 2022.

Back to top button