Skulpturat nga dylli me dukje të Joe Biden e Kamala Harris në New York

 
Muzeut Madame Tussauds në New York iu shtuan edhe dy skulptura nga dylli. Ato janë të: presidentit amerikan Joe Biden dhe zëvendës presidentes Kamala Harris.
Ato u prezantuan pikërisht në kohën kur do të shënohet një vjetori i inaugurimit të Biden president i SHBA-ve, dhe Harris si zëvendës presidente. Kjo ceremoni do të mbahet me 20 janar.
Skulpturat e Biden e Harris u prezantuan të veshura me kostume të cilët personalitetet i patën të veshura në këtë ceremoni.
Tashmë është traditë që muzeu Madame Tussauds të krijojë figura nga dylli me dukje të çdo presidenti amerikan, por ky muze, kësaj radhe me punën e tij nderoi edhe zëvendës presidenten amerikane, Harris, gjë që u bë për herë të parë.
Për prezam të këtyre dy personaliteteve, u disajnua edhe zyra Oval, imitim i zyrës origjinale Oval Office.
Të interesuarit kanë shansin t’i shohin këto dy figura më nga afër dhe të fotografohen me to.
Punimi i skulpturave mori kohë nga gjashtë muaj për secilën.
Ato i krijoi një grup artistësh në Londër, të cilët për t’i bërë të duken sa më reale, analizuan qindra imazhe të Biden e Harris./21Media

Back to top button