Një tjetër gjeneral rus i vrarë nga forcat ukrainase

Media shtetërore ruse ka konfirmuar vdekjen e një prej gjeneralëve më të lartë të Moskës gjatë luftimeve të rënda në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës.
Gjeneral Major, Roman Kutuzov u vra duke udhëhequr një sulm në një vendbanim ukrainas në rajon, tha një reporter i Rossiya 1 në pronësi të shtetit.
Alexander Sladkov tha se Gjenerali Kutuzov kishte komanduar trupat nga Republika Popullore e vetëshpallur e Donetskut.
Ministria ruse e mbrojtjes nuk ka komentuar mbi raportet, transmeton rtv21.tv.
Vdekja e tij vjen pasi thashethemet qarkulluan në mediat sociale se një oficer i dytë i lartë, gjenerallejtënant Roman Berdnikov, komandant i Ushtrisë së 29-të, u vra gjithashtu në luftime gjatë fundjavës.
Komandantët rusë janë detyruar gjithnjë e më shumë në front në një përpjekje për të çuar përpara pushtimin dhe Moska ka konfirmuar vdekjen e tre gjeneralëve të lartë.
Kievi pretendon se ka vrarë 12 gjeneralë dhe zyrtarët e inteligjencës perëndimore thonë se të paktën shtatë komandantë të lartë janë vrarë.
Por ka pasur konfuzion lidhur me raportet për vdekjen e disa oficerëve të tjerë rusë. Tre gjeneralë që forcat ukrainase pretenduan se i kishin vrarë, më pas u raportuan se ishin gjallë./21Media

Back to top button