Asnjë rast me Linë e Majmunit në Kosovë, institucionet përgatiten për sëmundjen

Deri më tani në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i dyshimtë për Linë e Majmunit. Këshu bëri të ditur zëvendësministrja e Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku.
Në konferencën për media nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë, u paralajmërua se kanë nisur përgatitjet në rast të përballjes me këtë infeksion.
“Duke qenë se rastet e para janë konfirmuar në rajon e botë, rreziku që të përhapet edhe në Kosovë është eventual. Lajm të mirë përbën fakti që shpejtësia e përhapjes s’është sikur e COVID-19. Jemi duke shikuar masat që po ndërmerren nga shtetet tjera”, tha Gexha-Bunjaku.
Tutje ajo ka bërë të ditur IKSHPK ka nisur përgaditjet për testime e po ashtu ka këshlluar qytetarët që të ndjekin udhëzimet e mjekëve se në rast të ndonje skuqje në lëkurë të ndjekin udhëzimet.
Kurse, Naser Ramadani nga IKSHPK tha se në Kosovë rreziku për infektim me këtë sëmundje është i ulët.
Megjithatë sipas tij IKSHPK-ja ka përpiluar dokumentin e parë dhe se ai është shpërndarë në institucione e se do të përditësohet./21Media

Back to top button