Asociacioni përçanë shoqërinë në Kosovë

Paria në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar opozitën që të reflektojë dhe t’i bashkohet qëndrimit të Qeverisë kundër themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Ndërkohë opozita ka thënë se është kundër një asociacioni me kompetenca ekzekutive, por që një asociacion në formë OJQ-je është i pranueshëm. Ndërsa, qytetarët kanë mendime të ndryshme për themelimin e Asociacionit, disa qëndrimin kundër e shfaqën edhe përmes protestës.
Shefki Maqedonci po e shpreh qëndrimin e tij kundër Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në formë proteste para Kuvendit të Kosovës. Thotë se një asociacion i tillë nuk duhet të themelohet fare.
“Unë jam kunder asociacionit dhe në emrin tim e popullit shqiptar populli shqipëtar se lejon Zajendnicën kjo eshte e pakuptim, Serbia nga ka bo gjenocid na ka vra… edhe sot kom dale ta kundërshtoj”, tha ai.
Shefkiut më vonë iu bashkuan edhe dhjetra qytetarë të cilët kundërshtuan themelimin e Asociacionit.
Por ka qytetarë që nuk janë kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe nëse ai nuk bie ndesh me kushtetutën e Kosovës.
“Një obligim është bërë dikur dhe është dashtë me bo një statut të asociacionit i cili nuk bie ndesh me kushtetutën dhe si tillë të veprojë unë kisha sugjeru që planin hapësinor dhe pasuritë nëntokësore s’ja kisha lënë me menaxhu…të tjerat të gjitha ja kisha dhënë”, tha Rrahim Krasniqi.
“Ne jemi shtet i vogël s’kemi mundësi me mbrojtë por duhet me bo një asociacion sipas kushtetuës dhe ligjeve dhe të mos jetë një etnik…”
Përçarjet dhe mendimet e ndryshme në lidhje me Asociacionin nuk janë vetëm tek qytetarët. Në përçarje e tillë është edhe tek spektri politik.
Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje shpreh qëndrimin kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Deputeti, Adnan Rrustemi, thotë se një asociacion një etnik rritë apetitet e Serbisë për një Republikë serbe në Kosovë derisa fton opozitën që t’i bashkohet qeverisë në këtë qëndrim.
“Një asocaicon të tillë njëetnik s’duron rendi kushtetues dhe i rrit apetitet e Serbisë për një Republikë serbe këtu duhet një diskutim më i gjatë dhe me i thellë mbi pasojat e themelimit të asociacionit dhe spektri politik do të duhej të ishte unik në kundërshtim të kësaj çështjej opozita do të duhej të reflektonte dhe t’i bashkohet qëndrimit dhe zërave që janë kunder aosciaiconit dhe kundër presionit që po i bëhet Kosovës për një gjë të tillë aq më tepër si prakusht dhe si qendra kinse e marrëveshjes finale nuk mund të jetë parakusht i asociacionit dhe as s’mund të jetë qendra epiqindera e marrëveshjes duhet të jetë njohja vetem ksëhtu normalizohen marrëdhëniet”, tha ai.
Partitë opozitare PDK-ja dhe AAK-ja shprehin qëndrimin kundër Asociacionit që krijon një pushtet të tretë në Kosovë por jo edhe kundër një Asociacioni pa kompetenca ekzekutive.
“Si PDK e kemi qëndrimin që duhet ta kemi një marrveshje finale dhe në kuadër të marrëveshjes të jenë edhe marrëveshjet tjera që janë në harmonizim me kushtetutën ne s’mund të përkrahim asnjë marrëveshje që bie ndesh me kushtetutën. Megjithatë mendoj se Qeveria po krijon situata të tilla tensionuese dhe po gjen arsytime të problemit që po ia krijon vetës. Mendoj se duhet të jetë e qartë dhe t’i kryej detyrat sipas mandatit që ja kanë dhënë qytetarët dhe kushtetuta”, tha Hajdar Beqa.
“Sa i përket asociacionit që të ketë kujdes për qytetarët për interesin e kemi thënë qartazi që jemi për një Asociacion pa kompenteca që e  luan rolin e një OJQ-je por jo në asnjë mënyrë të kemi një asociacion njëetnik që të ketë Kuvndin e vet stemën e flamurin e vet dhe nuk e mbështesim një asociacion të tillë”, tha Pal Lekaj.
Për analistin politik, Gazmir Raci përçarjet rreth Asociacionit janë evidente. Sipas tij, spektri politik duhet të jetë unik në këtë çështje.
“Pres nga spektri politik të kenë një zë të përbashkët nëse janë për apo kundër dhe për çfarë asociacioni jemi të gatshëm tani të bëjmë kompromis pasi që nuk e kemi njohjen nga Serbia”, tha Raci.
Një presion ndërkombëtar për themelimin e Asociacionit është parë me shumë dilema në Kosovë. Diplomatë perëndimorë kanë kërkuar krijimin e Asociacionit por kanë thënë se janë kundër një Republike Serbe. Sipas tyre Asociacioni duhet të bazohet në Kushtetutën e Kosovës dhe vendiin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015./21Media

Back to top button