Assad shpallet fitues i zgjedhjeve në Siri

 

Presidenti sirian, Bashar al-Assad fitoi një mandat të katërt në saje të 95.1 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale.

Qeveria e Asadit thotë se zgjedhjet të mërkurën treguan se Siria po funksionon normalisht përkundër konfliktit me dekada, ku kanë vdekur qindra mijëra njerëz dhe janë dëbuar mbi 11 milionë njerëz – rreth gjysma e popullsisë – nga shtëpitë e tyre.

Kreu i parlamentit, Hammouda Sabbagh njoftoi rezultatet në një konferencë shtypi, duke thënë se pjesëmarrja e votuesve ishte rreth 78 për qind, përkatësisht mbi 14 milionë sirianë hodhën votën e tyre.

Asadi kandidoi për pozitën e presidentit kundër dy figurave pak të njohura.

Dy kundërkandidatët e tij, Abdullah Salloum Abdullah dhe Mahmoud Ahmed Marei, morën 1.5, respektivisht 3.3 të votave./21Media

 

 

Back to top button