Kaloni te përmbajtja kryesore

Tahiri, VV-së: Shumë shpejtë do t’ju përcjellim, disa në shtëpia e disa në burgje

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i ka reaguar partisë në pushtet, LVV-së, pasi këta të fundit postuan një video të re kontroverse ku thoshin se partitë opozitare nuk kanë guxim të kërkojnë zgjedhje të reja.

Tahiri tha se “pushteti i sanksionuar i Albinit tashmë ka hyrë në një fazë të re paniku”.

“Sot e paska publiku një video duke e sulmuar opozitën, që dëshmon më së miri se kanë edhe frikë pikërisht nga kjo opozitë. Shumë shpejtë do t’ju përcjellim; disa në shtëpia e disa në burgje”, shkroi Tahiri në Facebook. /21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button