Atifete Jahjaga del për kafe me kryetarët e Komunave

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga sot ka dalur për “kafe miqësore” me kryetarët e Komunave të Kosovës.
Fillimisht u takua me kreun e Prishtinës, Përparim Ramën, pastaj edhe me atë të Mitrovicës, Bedri Hamzën.
“Një kafe miqësore me kryetarin e Prishtinës z. Perparim Rama”, kështu e ka nisur njoftimin për takimin e saj me të parin e Prishtinës.
Përkrah fotografisë së postuar në “Facebook”, ajo e ka uruar Ramën për postin dhe duke i dëshiruar punë të mbarë e të suksesshme në realizimin e programit të tij.

Po ashtu “një kafe miqësore” Jahjaga e piu edhe me kryetarin e ri të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamzën.
Edhe këtë takim ish-presidentja e publikoi në profilin e saj “Facebook”.
Jahjaga-Hamzën po ashtu e uroi për detyrën duke i dëshiruar punë të palodhshme dhe të mbarë.

Rama e Hamza dolën të parët në komunat e tyre në Zgjedhjet Lokale 2021./21Media

Back to top button