ATK-ja inkasoi 118 milionë euro më shumë se vitin e kaluar

842 milionë euro janë të hyrat e Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) për vitin 2023. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka një rritje për 118 milionë euro apo 16 për qind, ka bërë të ditur sot drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj në konferencën e fundvitit.

Sipas tij, kontributet pensionale janë 273 milionë euro, ndërsa së bashku me kontribute kapin shifrën e 1.1 miliardë euro. Viteve të fundit kemi kurorëzuar shumë suksese.

Back to top button