Autobusi bie në lumë, shtatë të vdekur
Shërbimet e urgjencës në Spanjë kanë konfirmuar vdekjen e shtatë pasi një autobus u rrëzua nga një urë në një lumë në prag të Krishtlindjeve (të shtunë).
Ekipet e shpëtimit gjetën trupin e një gruaje nga lumi Lerez në rajonin veriperëndimor të Galicisë të hënën.
Dy persona, duke përfshirë shoferin, u lënduan pasi autobusi që udhëtonte nga Lugo në Vigo ra nga një lartësi prej rreth 30 m në lumin me rrjedhje të shpejtë.
Zyrtarët thonë se moti i keq mund të ketë shkaktuar aksidentin.
Ata thonë se shoferi i autobusit ka rezultuar negativ për alkool dhe drogë./21Media