Liverpool siguron shërbimet e Cody Gakpo

Liverpool ka rënë dakord për një marrëveshje rekord prej 44 milionë funte me PSV Eindhoven për sulmuesin holandez Cody Gakpo.
Sulmuesi aktualisht është në rrugë për të kryer testet mjekësore me Reds përpara se të finalizojë transferimin.
Gakpo ka qenë objektivi i shumë klubeve për shkak të paraqitjeve të tij të shkëlqyera në Kupën e Botës dhe për PSV Eindhoven këtë sezon.
Megjithatë, është Liverpooli ai që tani do të sigurojë nënshkrimin e tij./21Media

Back to top button