Macron pritet të shënojë fitore dërrmuese

Pas rezultateve preliminare në Francë

Partia e qendrës e presidentit francez Emmanuel Macron, duket se do të shënojë një fitore dërrmuese pas raundit të parë të zgjedhjeve parlamentare.

Parashikimet tregojnë se la Republique en Marche (Republika në lëvizje) dhe aleatët e saj do të fitojnë 445 vende në Asamblenë Kombëtare nga 577 vende sa janë gjithsej.

Rezultati përfundimtar do të vendoset në një balotazh të dielën e ardhshme, shkruan BBC. Partia e Macron u themelua pak më shumë se një vit më parë dhe shumë kandidatë kanë përvojë pak ose aspak politike.

Pas rezultateve zhgënjyese, partitë tradicionale u kanë kërkuar votuesve të mbështesin rivalët e presidentit në raundin e dytë, për të shmangur siç thonë ata monopolizimin e pushtetit.

Back to top button