LDK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e nesërm për Asociacionin

Lidhja Demokratike e Kosovës është ftuar nga ambasadori i SHBA-së, që të marrë pjesë në takimin e nesërm, në të cilin do të diskutohet çështja e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Përmes një postimi në Facebook, LDK-ja ka konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nesërm për Asociacionin.
“Lidhja Demokratike e Kosovës, në këtë takim, do të konfirmojë edhe njëherë mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të SHBA-së. Orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme”, thuhet në njoftim.
Në lidhje me Asociacionin, LDK-ja vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë./21Media

Back to top button