Reagon Hyseni pas ‘lojës me fotografi’

“Dua të besoj se figura e Rugovës dhe e Adem Jasharit, s’po përdoren për përfitime personale politike”

Anëtari i kryesisë së LDK-së, Skender Hyseni ka reaguar pas gjithë polemikave që po bëhen pas zëvendësimit të fotografisë së presidentit aktual, Hashim Thaçi me fotografinë e presidentit historik, Ibrahim Rugova nga ana e kryeparlamentares Vjosa Osmani.

Hyseni ka theksuar se shpreson që figura e Presidentit Rugova e edhe ajo e Adem Jasharit, nuk po përdoren për përfitime personale politike.

Sot PDK-ja ka bojkotuar mbledhjen e Kryesisë Kuvendit, si reagim ndaj veprimeve të kundërligjshme siç i vlerësojnë ata të kryeparlamentares Vjosa Osmani, me rastin e heqjes së fotografisë zyrtare të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi. Në anën tjetër Osmani ka thënë se nuk ka shkelur ligjin pasi që fotografia është brenda zyreve të Kuvendit, por siç ka deklaruar ajo fotografinë e Rugovës e ka vendosur për inspirim./21Media

Back to top button