Aventura në Ligën e Konferencës, Ballkani mund të përballet në play-off me skuadrën shqiptare

Njëjtë sikurse Liga e Kampionëve dhe ajo e Evropës, edhe skuadrat në Ligën e Konferencës kanë mësuar kundërshtarët e tyre të mundshëm në fazën e play-offit.
Nga shorti i hedhur sot kundërshtarin e saj do ta mësojë edhe skuadra e Shkëndijës së Tetovës, në rast se e arrin kualifikimin tutje përballë skuadrës suedeze AIK.
Në rast fitoreje, Shkëndija do të pozicionohej në vazon e katërt, dhe kundërshtari në raundin e play-offit mund të jetë skuadra e njohur angleze, West Ham United.
Po ashtu, në rast se Ballkani kualifikohet ndaj Klaksvik dhe Shkupi mposhtet nga skuadra e Shamrcok Rovers në Ligën e Evropës, atëherë do të kemi një përballje mes dy skuadrave shqiptare në play-off të Ligës së Konferencës.

Back to top button