Vdiq një grua pasi u godit nga kamioni në Pizren

Një grua ka vdekur pasi që është goditur nga kamioni dje rreth orës 16:30 në Prizren.
“Si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore për çka është dërguar në trajtim mjekësor ku dhe më pas është njoftuar se e njëjta ka ndërruar jetë. “, thuhet në njoftimin e policisë.
Tutje bëhet ditur se me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion, ndërsa drejtuesi i kamionit është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje./21Media

Back to top button