Avioni del nga pista dhe bie në ujë, mbyllet aeroporti

Një aeroplan mallrash doli nga pista gjatë natës teksa ateronte në aeroportin Montpellier, Francë, pa shkaktuar asnjë lëndim.

Autoriteti hetimor francez BEA ka hapur një hetim lidhur me këtë aksident.

Avioni u ndal me “hundën” në ujë nga fundi i pistës pas një shërbimi nga Parisi Charles de Gaulle më 24 shtator, transmeton rtv21.tv.

Qeveria thotë se avioni mbeti “pjesërisht i zhytur”.

Të dhënat meteorologjike nga aeroporti tregojnë shi dhe mjegull, me dukshmëri të zvogëluar dhe erëra të ndryshueshme, duke përfshirë erërat e kundërta nga e majta.

Aeroporti Montpellier u mbyll për të largimin e avionit me pajisje të specializuara./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button