Afro 50 raste aktive me Covid-19

Aktualisht në Kosovë numri i rasteve aktive me COVID është 48.
Sipas të dhënave të fundit nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, në gjithë vendin është regjistruar vetëm një rast i ri.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milion e 836 mijë e 79 doza të vaksinës, ku me dozën e parë janë vaksinuar 904 mijë e 294 qytetarë.
Deri më sot 824 mijë e 667 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë, ndërsa janë dhënë 105 mijë e 145 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Me dozën e katërt janë vaksinuar vetëm 1 mijë e 781 persona./21Media

Back to top button