Avioni përplaset me helikopter, 5 të vdekur

Dy mjetet po fluturonin mbi një akullnajë në rajonin Val d’Aosta në Itali

5 njerëz kanë mbetur të vdekur pasi një avion turistësh është përplasur me një helikopter në ajër mbi alpet italiane.

4 helikopterë shpëtimi iu përgjigjën kërkesës për ndihmë, duke ndihmuar pasagjerët dhe ekipin të evakuohen, shkruan rtv21.tv.

Shërbimet e shpëtimit në alpe kanë deklaruar se dy persona të lënduar janë dërguar në spital.

Nuk janë bërë të ditur as rrethanat e aksidentit, e as gjendja e të mbijetuarve./21Media

Back to top button