Avokati i Thaçit: Dokumentacioni që na është dhënë nga Prokuroria nuk është i plotë

 

Në Dhomat e Specializuara në Hagë është duke u mbajtur konferenca e pestë statusore ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në këtë seancë, avokati i ish-Presidnetit Hashim Thaçit, Pierre Richard Prosper ka thënë se ka ende informacione që nuk i kanë marrë nga prokuroria.

Ai ka thënë se ende po mundohen që të përpunojnë dhe analizojnë informacionet.

“Informacioni që është vënën në dispozicion është pothuajse i palexueshëm. Dokumentacioni që na është dhënë nuk është i plotë”, ka thënë ai.

Avokati Nick Kaufman ka thënë se është thelbësore që ata ta kenë dosjen paraprake.

“Siç e kemi përmendur në parashtrimin 315 ne kemi komunikuar me Prokurorinë për ruajtjen e të dhënave që kanë të bëjnë me konfidencialitetin. Duket se nuk është bërë përparim nga Prokuroria për të kryer detyrat e saj për materialet bazë shfajësuese t’i jepen mbrojtjes në kohën e duhur”, ka thënë ai./21Media 

Back to top button