Azemi: Tre vite më parë në Kosovë triumfoi populizmi, dhe vendi u thellua në krizë

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan, Visar Azemi ka shkruar për tre vjetorin e Qeverisë Kurti në pushtet.

Azemi ka thënë se tre vite më parë në Kosovë triumfoi populizmi, dhe vendi u thellua në krizë. U lëkundën themelet e shteit duke rezikuar gjthë atë që u ndërtua me vite e dekada, përfshirë dhe raportet e shëndosha dhe jetike me miqtë tanë, shkruan rtv21.tv.

“Herë me veprime të njëanshme e pastaj me koncesione të dëmshme, dëmtuan pozicionin e Kosovës në dialog e në politikë të jashtme. Në krye të diplomacisë vendosën dhe mbajtën një prodhuese skandalesh, gjersa vendit për tre vjet s’i erdhi asnjë njohje. Kur do të duhej të punohej për një Kosovë të fuqizuar ndërkombëtarisht, ky pushtet solli sanksione nga papjekuria e paaftësia. Masa ndëshkuese që përveç dëmit politik dhe pasojave gjeostrategjike, vendit i sollën edhe humbje ekonomike. Ekonomia e Kosovës, edhe ashtu përtokë, është përkeqësuar edhe më shumë, ndërsa nivelin e dobët dhe mungesën e zhvillimit në këtë fushë këta qeveritarë janë përpjekur ta kamuflojnë me manipulime shifrash”, ka shkruar Aezmi në Facebook.

Tutje ai ka shtuar se ky është një pushtet që premtoi ligj dhe drejtësi por që shënoi rekorde me shkeljet e Kushtetutës, kurse Gjykatës Kushtetuese i shpallën luftë nga i pari deri te i fundit.

“Krahas tentimit për të kapur çdo institucion të drejtësisë, gjithë ekzekutivi u vu në mbrojtje të keqpërdoruesve si Martin Berishaj e Nagip Krasniqi. Duke mbrojtur këta njerëz të aferave që përdoren shtetin për përfitme nga tregtia me energji, qytetarëve iu shtrenjtua rryma dy herë e asnjë veprim nuk u ndërmor për stabilitet në këtë sektor” shkruan tutje Azemi.

Ai ka folur edhe rreth gjendjes së shëndetësisë ku ka thënë se këtë e spjegojnë më së miri pamjet në gjendjen e tmerrshme nëpër klinika të QKUK-së, listat dhe pritjet e pafundme.

Ndërsa për arsimin ai ka thënë se këtë më së miri e tregon renditja e Kosovës në fund të listës në testin PSIA dhe ato 6-7 çerdhe të filluara nga mbi 100 të premtuara, e që në disa janë pezulluar punimet.

“Dështime e dështime. Në çdo fushë. Mungesë plani, mungesë zhvillimi. Pushtet pa dije, pushtet i dobët. Qeverisje e keqe, qeverisje e dëmshme. 3 vite mashtrim, 3 vite zhgënjim. Tashmë është e qartë se Rruga e Re është rruga e vetme, e koha jonë po vjen!”, ka përfunduar Azemi./21Media

Back to top button