Azerbajxhani do të furnizojë me naftë zjarrfikësit dhe ambulancat ukrainase

 
Kompania shtetërore e naftës e Azerbajxhanit, SOCAR, ka konfirmuar për BBC,  se do t’i furnizojë shërbimet e zjarrfikësve dhe ambulancës të Ukrainës me derivate nafte falas për tërë kohën sa do të zgjasë konflikti.
Lëvizja vjen pas një telefonate midis presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentit të Azerbajxhanit Ilham Aliyev.
Aliyev gjithashtu u zotua t’i sigurojë Ukrainës dërgesat e ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.
Pushtimi rus i Ukrainës e ka vënë liderin azerbajxhanas në një pozitë të vështirë. Ai është i kujdesshëm ndaj Rusisë dhe nënshkroi një marrëveshje aleance me Presidentin Vladimir Putin në ditën kur ky i fundit njohu rajonet separatiste të Ukrainës javën e kaluar, raporton BBC.
Por ai gjithashtu ka lidhje të ngushta me BE-në dhe Turqinë, të cilat të dyja kanë dënuar pushtimin e Rusisë.
Aliyev u përball me kritika të brendshme për marrëveshjen e tij me Putinin dhe për mos shprehjen hapur mbështetjen e tij ndaj Ukrainës.
Përpara pushtimit, Aliyev nënshkroi gjithashtu një marrëveshje me BE-në për të rritur furnizimet me gaz në bllok./21Media

Back to top button