Babai nga Podujeva nuk e lë vajzën të shkojë në Gjermani, ia shqyen biletën
Policia e Kosovës dje ka arrestuar një person nga Podujeva, mbi dyshimin se vajzës së tij ia kishte marrë dokumentacionin personal pasaportën me vizë gjermane dhe ia kishte grisur biletën kthyese.
Bëhet e ditur se me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili përkundër dëshirës së viktimës (vajzës së tij), ia kishte marrë komplet dokumentacionin personal (pasaportën me vizë gjermane) dhe ia kishte grisur biletën kthyese. Me aktvendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Prishtinë”, njofton olicia e Kosovës./21Media