Babai raporton në Polici: Ma rrëmbyen vajzën e ma dërguan në Shqipëri

Një burrë nga Vitia ka raportuar në Polici se ia kanë rrëmbyer vajzën dhe ia kanë dërguar në Shqipëri.

Babai i viktimës ka njoftuar Policinë se vajza është rrëmbyer më 20 gusht, megjithatë nuk e ka njoftuar policinë deri më datë 26 pasi që kishte menduar se vajza e tij kishte shkuar me vullnetin e saj,

“Ankuesi mashkull kosovar, më datë 26.08.2023 ka raportuar se nga data 20.08.2023 dyshohet se vajza e tij është rrëmbyer nga i dyshuari mashkull kosovar dhe është dërguar në Shqipëri dhe deri me tani gjendet atje”, thuhet në raportin e Policisë.

Policia tutje ka njoftuar se rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button