Babë e bijë performojnë në The Voice Generations, Rita përlotet!
Rita Ora ka pranuar të jetë juri në “The Voice Generations Australia” edhe këtë sezon!
Së fundmi, një performancë e dy pjesëmarrësve, babë e bijë – Caitlyn dhe Tim e bëri atë të qajë.
Ajo shpërtheu në lot pasi i mungon koha me babain e saj, ku gjithashtu u shpreh se ka kohë që nuk është në shtëpi dhe me babanë e saj.
Rita tha i tha prezantueses Sonia Kruger se është e obsesionuar pas Caitlyn dhe Tim.
Së fundmi ajo duket se ka në plan të zhvendoset në Australi, pas angazhimeve të saj në TVGA.
Ora arriti në Sydney në dhjetor, për shkak të sezonit të ri të The Voice. Kështu, artistja ka bërë të ditur se po e ‘dashuron’ Australinë, sa që mund të jetojë përgjithmonë aty.
31 vjeçarja tha për The Daily Telegraph Confidential se po shikon të blejë pronë në qytetin Harbour./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?