Emërohen bordet e Trepçës dhe KEK-ut
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotmeka emëruar bordin e rregullt Mbikëqyrës të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Trepça”.
Kryeminstri i Kosovës ka thënë se ndërhyrja e tyre ishte e domosdoshme për të ndërprerë keqpërdorimet.
Anëtarët e Bordit janë: Bahri Hyseni kryesues, Ibrahim Krasniqi, Muharrem Peci, Bujar Bilalli dhe Xhevdet Tahiri.
Mandati i tyre zgjat katër vjet.
Për katër pozitat e tjera të lira, Kurti bëri thirrje që të konkurojnë gratë.
Në këtë mbledhej Qeveria ka emëruar edhe antarët e Bordit të KEK-ut: Skënder Haziri kryesues, Merita Kasapolli, Bezat Halilaj, Valbona Raifi-Deshishku, Mustafa Pllana, Valdrin Krasniqi anëtarë./21Media