Bajqinovci: Opozita e shqetësuar dhe në ethe për “nënshkrimin” e propozimit evropian

Deputeti nga LVV, Mefail Bajqinovci, ka thënë se opozita e shqetësuar dhe në ethe, për shkak se siç thotë ai për (mos) nënshkrimin e propozimit evropian.
Në shkrimin e tij në Facebook, Bajqinovci ka thënë se opozita po dëshiron të marrë pushtetin.
“Opozita e shqetësuar dhe në ethe: a po e nënshkruan apo nuk po e nënshkruan Kryeministri propozimin evropian. Jo pse e kanë dertin e shtetit, por pse duan ta marrin pushtetin. Këtë po mendojnë ta bëjnë duke e sulmuar Kryeministrin sido që të veprojë, por s’do t’iu funksionojë!”, ka shkruar Bajqinovci në Facebook.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nisën takimin e radhës në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefit të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, dhe të dërguarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak. Paraprakisht, dy udhëheqësit u takuan veç e veç me zyrtarët evropianë.
Borrell tha se pret që palët të kenë “qasje konstruktive” ndaj një propozimi të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve midis vendeve të tyre./21Media

Back to top button