Hovenier vizitoi Mitrovicën e Jugut

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka qenë sot në vizitë në Mitrovicë, ku është pritur nga kryetari i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza.
Hovenier ka potencuar se ka pasur takim produktiv me Hamzën. Ndërsa, ky i fundit ka deklaruar se ambasadorin Hovenier e ka falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën dhe në veçanti për Mitrovicën.
“Me Ambasadorin Hovenier biseduam për gjendjen socio-ekonomike, projektet e përbashkëta dhe shumë tema tjera aktuale. E informova për projektet të cilat janë në vazhdim e sipër dhe ato projekte të cilat do të fillojnë të realizohen së shpejti”, ka shkruar Hamza në Facebook.
Gjithashtu, ambasadori Hovenier dhe Hamza kanë biseduar për mundësinë e bashkëpunimit për projekte tjera në të ardhmen./21Media
I enjoyed my visit to South Mitrovica today, starting with a productive meeting with South Mitrovica Mayor Hamaj in my first official visit to his office. 1/4 pic.twitter.com/1EnG2j0zCK
— Ambassador Jeff Hovenier (@USAmbKosovo) February 27, 2023