Bajrami: Buxheti është i dobët, por s’po dalim me premtu rritje të pagave

 

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se projektbuxheti trajton dy prioritete kryesore që janë përballja me sukses për pandeminë dhe krijimin e kushteve për rimëkëmbje.

“Pas një rënie prej 6.7 % këtë vit, në vitin 2021 kemi parashikuar rritje prej 5.2%, këtë rritje nuk mund ta kemi pa miratim të këtij buxheti”, ka thënë jo.

Ndërkohë, PDK-ja ka kritikuar buxhetin ani pse do ta votojnë.

Shefi i grupit parlamentare të PDK-së, Bedri Hamza deklaroi se grupi parlamentar i PDK-së do ta votojë buxhetin, por jo për Qeverinë.

Ai në fund u shpreh se buxhet me të dobët të përgatitur nuk ka pasur asnjëherë në dorë.

E kjo e acaroi ministren e Financave, Hykmete Bajramin duke thënë se buxheti është i dobët për shkak se kanë rënë të hyrat e rregullta për shkak të pandemisë.

“Është e vërtetë se buxheti është i dobët, është e vërtetë që ne nuk po dalim me premtu rritje të pagave sepse është një gënjeshtër e madhe”, u shpreh Bajrami./21Media

Back to top button