Bajrami-Kurtit: Sot propaganda nuk ju kalon

Kryeministri Albin Kurti ka publikuar të dielën një raport të Bankës Botërore lidhur me strategjinë e re të grupit të saj në Kosovë, e cila mbështet konkurrencën për krijimin e vendeve të punës dhe standardet e jetesës.

Në shkrimin e tij, Kurti ka thënë se Banka Botërore e ka lavdëruar Kosovën në këtë raport duke thënë se janë rritur të hyrat për kokë banori për afër 50 për qind dhe është zvogëluar niveli i varfërisë për 35 për qind krahasuar me 10 vjet më parë.

Megjithatë, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami në një prononcim për RTV21 tha se Raporti i bankës botërore e thotë qartë që Kosova ka bërë progres dekadën e fundit, nuk e thotë që Kosova ka bërë progres në dy vjetët e fundit.

“Po besoj kjo nuk don argumente shtesë sepse raporti është publik dhe ajo çfarë është shkruar nuk ka hapësirë për interpretim. Është për keqardhje që kjo qeveri me të gjitha nivelet e pushtetit, ka hy në vitin e tretë të qeverisjes dhe në mungesë të një rezultati të vetëm ngelë te kuzhina e propagandës e cila nuk po shitet më. Sa për kontributin në zhvillim të kësaj qeverie e dimë të gjithë: janë rritë çmimet e të gjitha produkteve, në veçanti atyre që i përdorim në baza ditore me mbi 50%, kemi pasë ngritje të çmimit të energjisë elektrike mbi 100%, pagat nuk janë rritë, ikja e qytetarëve është enorme, andaj pyetja është cili është kontributi i këasj qeverie? Me propagandë e kanë bë opozitën edhe i kanë marrë mbi 50% të votave, por sot propaganda nuk ju kalon, qytetarët po kërkojnë zgjidhje të problemeve jo deklarata dhe interpretime të lodhëta”, tha Bajrami për RTV21./21Media

Back to top button