Bajrami mbështetësve të VV: Kurti e vlerësoi Dimalin për kryeparlamentar dhe e mbrojti Aliun si ministër

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Albin Kurti ka vendosur Dimal Bashën në krye të Kuvendit, dhe Albin Kurti ka mbrojtur për katër vjet Liburn Aliu që sot u dorëhoq.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Bajrami tha se i’u drejtua mbështetësve të Lëvizjes Vetëvendosje, disa prej të cilëve janë të pakënaqur me Dimal Bashën në krye të Kuvendit.
“Veç dua t’ua kujtoj të gjithë mbështetësve të LVV-së që s’janë të kënaqur me Dimal Bashën, se Albin Kurti e ka vlerësu se ai ju përfaqëson juve denjësisht, pra Dimali është vlerësimi që Albini ka për JU. Gjithashtu dua t’ju kujtoj mbështetësve të LVV-së, që sot po e quajnë të korruptuar dhe dështak Liburn Aliun: se Liburni ka qenë ministër i Albin Kurtit për katër vjet e gjysmë, me buxhetin më të madh në vend, dhe korrupsionin e dështimet e Liburnit i ka mbrojtë Albin Kurti deri më sot. Pra, mendoni recionalisht, se kemi zgjedhje lokale dhe nacionale. Qytetarët mund ta çojnë në pension me votë politikanin e korruptuar, të dështuar dhe nënçmues”, ka shkruar Bajrami.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?