Bajrami: Paguani mësimdhënësit, mos manipuloni me shifra të pasakta të punësimit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i bën thirrje edhe njëherë Qeverisë që t’ua ekzekutojë pagat mësimdhënësve, e të mos manipulojë me siç tha shifra të pasakta të punësimit.

“Asnjë temë tjetër nuk është më e rëndësishme se sa pagesa e mësimdhënësve. Asnjë video propaganduese, asnjë manipulim me shifra nuk e mbulon temën e pagesës së mësimdhënësve. Dhe, nuk është e vërtetë që është rritë punësimi për 6.9% në fund të vitit 2021.”, shkroi Bajrami në Facebook.

Ajo citoi Raportin vjetor të Auditimit për Buxhetin e vitit 2021.

“në faqe 78 thotë: 62,417 veta janë angazhuar nga KQZ në procesin e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura me 14 shkurt 2021 dhe në zgjedhjet lokale të mbajtura në muajt tetor dhe nëntor 2021.”, shkroi Bajrami./21Media

Artikuj të ngjashëm

Shikoni Gjithashtu
Close
Back to top button