Bajrami: Shtetndërtimi ka pasur ngecje, gabime të brendshme

Edhe 25 vjet pas çlirimit, Kosova nuk e përmbylli shtetësinë e saj, vlerësojnë hartues dhe njohës të kushtetutës duke shtuar se ende ka shumë punë për të bërë që të subjektivizohet shtetësia e Kosovës. Sipas tyre, mospërmbyllja e shtetësisë së Kosovës është pasojë e përplasjeve politike në vend por edhe e dështimit të mekanizmave ndërkombëtarë. Qytetarët me mendime të ndryshme.

Sfida të shumta e përcollën Kosovës që pas përfundimit të luftës e deri më sot në përpjekje të shtetndërtimit. Por sa ka arritur ta përmbyllë shtetësinë e saj 25 vjet pas çlirimit?

Qytetarët me mendime të ndryshme për shtetndëritmin e Kosovës dhe për atë se çfarë ka bërë shteti për ta.

“Sigurisht që po por ka të metat e veta qajo është. Këto qysh është dashur me shku disa procese më ndryshe, me të sigurt por nuk është keq. Jo mjaftueshëm s’ka bërë s’është kujdes për popullatën sa duhet por kjo është Kosova”

“As gjysma s’është përmbushë… A për pensionerat mes miri s’po muj me u shpreh se isha shpreh ndryshe cka po du me thanë e din ai i madhi me rob me krejt shyqyr qe kam pensionin e Gjermanisë se buke s’kisha pas me hongër”.

“90% përveç veriut por edhe ai po shkon kadal rrugës të duhur shpejt do bashkohet nuk është mundet edhe ma mirë por frik jemi bo shtet”.

Hartuesi i Kushtetutës së Kosovës, profesori universitar, Arsim Bajrami, vlerëson se Kosova ka ngecë në shtetndërtimin e saj. Sipas tij, përplasjet brenda spektrit politik ende pa u përmbyllur shtetësia e Kosovës e dëmtuan atë, duke humbur edhe besimin tek ndërkombëtarët.

“Nëse pavarësia ka qenë moment historik atëherë shtet ndërtimi ka pasur ngecje gabime të brendshme jo gjithmonë kemi treguar që jemi një komb politikisht i formuar. S’kemi treguar unitet në politikat shtetërore kemi hartuar shumë energji në përplasje mes partive politike akoma pa e përmbyllë shtetësinë. Këto përplasje do të ishin më pak të dëmshme sikur të ishte përmbyllur çështja shtetformimit sikur veriu të ishte integruar dhe sikur të ishte mënjanuar rreziku i copëtimit territorial të Kosovës. Kemi harxhuar një pjesë të energjisë në përçarje kemi kthyer proceset brapa dhe kemi luhatur besimin tek ndrkombëtarët. Jemi në një pozicion të vështirë ndërkombëtar sepse kemi zbeh besimet tek partnerët nuk po tregohemi shte serioz pragmatik nuk po i kryejmë punët … nuk është Kosova shtet simpatik i ledhatuar po marrim pamjen e një shteti problematik…”

Edhe njohësi i Kushtetutës, profesori universitar, Mazllum Baraliu, thotë se ende ka shumë punë për të bërë që të përmbyllet shtetësia e Kosovës. Për ngecjet në konsolidimin e shtetit ai fajësoi si mekanizmat e brendshëm ashtu edhe ata të jashtëm!

“Është përmbushur as rrumbullaksuar ende jemi shtet në zhvillim dhe konsolidim e sipër si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar ka shumë për të bërë që të subjektivizohet shtetësia e Kosovës dhe te fuqizohet edhe me tepër edhe në planin e brendshëm edhe në atë të jashtëm. Sepse kanë dështuar mekanizmat ndërkombëtarë por edhe të shteteve tona mike që fillimisht kanë bërë mjaft per te na ndihmuar por pas çalimit sidomos pas shpalljes së pavarësisë e kanë kushtëzuar në mënyra te ndryshme…Por edhe dobësitë e brendshme tona janë ato që s’kemi arritur të konsolidohemi si shtet”, tha Baraliu.

Më 12 qershor Kosova shënoi 25 vjetorin e çlirimit të saj./RTV21/21Media

Back to top button