Osmani nderon ushtarët e rënë danezë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po vazhdon vizitën e saj në Danimarkë.

Ajo sot ka bërë nderime te Monumenti Kombëtar i Përkujtimit në Danimarkë, në nderim të kontributit të forcave ushtarake daneze që kontribuuan për paqe në vende të ndryshme të botës, e sidomos në Kosovë.

Presidentja ndodhet në Danimarkë ku do të merr pjesë në Samitin e Kopenhagës për Demokraci.

Në samit, presidentja Osmani do të ketë fjalim kryesor dhe diskutim mbi përpjekjet e Kosovës për mbrojtjen dhe forcimin e demokracisë, si dhe për rëndësinë e integrimit të vendit tonë dhe të vendeve tjera aspiruese në institucionet euroatlantike në dritë të zhvillimeve gjeopolitike.

Gjatë vizitës në Danimarkë, presidentja Osmani sot është pritur në takim nga kryeministrja e Danimarkës Mette Frederiksen, ndërsa do ta takojë edhe mërgatën shqiptare.

Back to top button