Ballafaqim i zëvendëskryeministrit Bislimi dhe ambasadorit Hill për targat

Interpretime të ndryshme pas vendimit të djeshëm të Qeverisë së Kosovës që riregjistrimi i veturave me targa të lëshuara nga Serbia të bëhet me targa të Republikës së Kosovës shkallë-shkallë brenda gjashtë muajsh.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi akuzoi presidentin e Serbisë për fushata të dezinformimit të qytetarëve në veri dhe për gatishmëri të tij për tensione për një çështje themelore.
Nga ana tjetër, ambasadori i SHBA-së në Serbi, Christopher Hill tha se është shumë i zhgënjyer që duhet marrë me targa, derisa po flitet për armë nukleare./21Media

Back to top button