Chelsea shkatërrohet nga Brightoni, Tottenhami fiton me përmbysje ndaj Bournemouthit

Përfunduan ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në Premier Ligën angleze, me ç’rast ka disa rezultate tejet interesante.
Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Amex”, skuadra e Brightonit e shkatërroi Chelsean, duke e mposhtur me shifrat 4:1.
Chalobah dhe Loftus-Cheek ndihmuan në fitoren e Brightonit me dy autogola, kurse Gross dhe Trossard u përkujdesën për rezultatin e thellë të vendasve, kurse golin e vetëm për Chelsean e shënoi Kai Havertz.
Po ashtu, fitore sot regjistroi edhe Tottenhami, i cili e mposhti me përmbysje të rezultatit skuadrën e Bournemouth, ku në fund të ndeshjes rezultati tregoi 4:3 në favor të skuadrës së Antonio Contes.
Fitore sot shënoi edhe skuadra e Newcastle United, e cila e mposhti 4:0 Aston Villan e Unai Emeryt.
Më poshtë mund t’i gjeni të gjitha rezultatet e ndeshjeve që kanë përfunduar në Premier Ligë.
Leicester City 0:1 Manchester City
Bournemouth 2:3 Tottenham
Brentford 1:1 Wolverhampton
Brighton 4:1 Chelsea
Crystal Palace 1:0 Southampton
Newcastle United 4:0 Aston Villa 

Back to top button