Ballkani e nis me barazim aventurën në Ligën e Kampionëve

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Ballkanit dhe asaj të Zalgiris, e vlefshme kjo për raundin e parë kualifikues drejt Ligës së Kampionëve.
Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, vetëm dy gola u shënuan në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku Ballkani ka barazuar 1:1 me skuadrën e Zalgiris.
Fillimisht, ishte kampioni i Superligës së Kosovës ai i cili e gjeti golin i pari përmes mesfushorit, Nazmi Gripshi, i cili kalon Ballkanin në epërsi në minutën e 15’ të ndeshjes.
Ndërkaq, golin e barazimit për Zalgiris dhe të fundit të përballjes së sotme e shënoi mesfushori Oliver Buff në minutën e 25’ të ndeshjes.
Ndeshja e parë përfundon me barazim 1:1, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet në stadiumin “LFF stadionas” më 12 korrik me fillim nga ora 18:00.

Back to top button