Ngjarjet e datës 6 korrik

08:30
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit organizon takim publik me institucione, organizata dhe grupe të ndryshme interesi, me qëllim të diskutimit dhe marrjes së komenteve lidhur me Draft Strategjinë për Arsim 2022-2026. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
09:00
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon Konferencën për Bashkëpunim Komunal Ndërkombëtar. (Hotel “Emerald”, Prishtinë)
10:00
Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal shqyrton raportin plotësues të Komisionit për Legjislacion, për Projektligjin për Qeverinë e Kosovës, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302)
10:00
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton raportin Vjetor Financiar i Ndërmarrjes Publike të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut, shqyrton raportin vjetor financiar i Agjencisë për Informim dhe Privatësi, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203)
11:00
Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton Projektligjin për ratifikimin e Traktit mbi ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Konfederatës Zvicerane, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303)
13:00
Kuvendi i Kosovës vazhdon seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës)
13:30
EULEX-i do ta prezantojë Raportin Monitorues të tij “Vlerësimi i trajtimit të rasteve të dhunimit nga sistemi i drejtësisë në Kosovë”, i cili ofron një vlerësim preliminar për mënyrën se si i trajton sistemi i drejtësisë në Kosovë rastet e dhunimit. (Hotel “Swis Diamond”)
14:30
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, viziton Komunën e Drenasit. Pas takimit, bashkë me kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci, Krasniqi do të vizitojë punimet në ndërtimin e urës në Dobroshec, ngritjen e kapaciteit të ujësjellësit në Çikatovë të Vjetër dhe ndërtimin e kolektorit për grumbullimin e ujërave të zeza në Drenas. (Drenas)
18:00
Klubi i Futbollit “Gjilani” mban konferencë për medie para nisjes së ciklit eleminator në UEFA Conference League. Flasin kryetrajneri Zekirija Ramadani dhe Albert Dabiqaj, futbollist. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
18:30
SC “Gjilani” mban seancën e fundit stërvitore para ndeshjes ndaj FK Liepaja, e cila do të zhvillohet të enjten më 7 korrik. 30 minutat e para të hapura për medie. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, Prishtinë)
19:00
Partia Socialdemokrate proteston me kërkesën për dorëheqje të ministrit Hekuran Murati. (Sheshi “Zahir Pajaziti”).

Back to top button