“Ballkani i Hapur”, Vuçiq në Tiranë më 20 dhe 21 dhjetor

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të jetë në Tiranë në datat 20 dhe 21 dhjetor për takimin e radhës të nismës rajonale”Ballkani i Hapur”.
Në takimin e organizuar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Takimi i mëparshëm në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” është mbajtur në fillim të nëntorit në Beograd.
Vuçiq më pas bëri të ditur se takimi i radhës do të mbahet në Tiranë në gjysmën e dytë të dhjetorit, ku edhe do të nënshkruhej një Memorandum Mirëkuptimi për lejet e punës.
Kjo marrëveshje nënkupton që një leje pune e lëshuar në cilindo nga këto tre vende është e vlefshme për të gjithë anëtarët e nismës, Shqipëri, Serbi dhe Maqedoninë e Veriut./oranews

Back to top button