Ballkani-La Fiorita, mbyllet pjesa e parë me dy golat e Rrahmanit

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes mes skuadrës së Ballkanit dhe asaj të La Fioritas, e vlefshme kjo për raundin e dytë kualifikues drejt Ligës së Konferencës.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri”, kampioni i Superligës së Kosovës, FC Ballkani, po avancon me rezultat 2:0 kundër La Fioritas.
Ballkani vazhdon drejt zhveshtores në epërsi prej dy golave, falë sulmuesit 21 vjeçar, Albion Rrahmani, i cili fillimisht shënon në minutën e 7’ për 1:0, kurse në minutën e 8’ e thellon epërsinë në 2:0.
Pjesa e parë mbyllet me shifrat 2:0 në favor të Ballkanit.

Back to top button