Ballkani mëson kundërshtarët në UEFA Conference League

Skuadra kampione e Kosovës, FC Ballkani, i ka mësuar sot kundërshtarët e fazës së grupeve në UEFA Conference League.
Në shortin e tërhequr sot në Stamboll, portokallezinjtë e Suharekës janë vendosur në Grupin G, ku do të kenë punë me skuadrën çeke, Sllavia Pragë, atë rumune, CFR Cluj dhe atë turke Sivasspor.
I pranishëm në tërheqje të shortit ishte edhe presidenti Agim Ademi, si dhe përfaqësuesi i FC Ballkani, Nderim Nexhipi.
Ballkani është skuadra e parë kosovare që arrin në këtë nivel të garave evropiane.
Ndeshjen e parë në kuadër të fazës së grupeve, Ballkani e luan më 8 shtator, derisa progami i ndeshjeve vazhdon në datat 15 shtator, 6 tetor, 13 tetor, 27 tetor dhe 3 nëntor./21Media

Back to top button