Baltë e mjerim në lagjen “Prilepska” të Kërçovës, banorët kërkojnë asfaltimin e rrugës

 

Rrugë të mbushura me ujë, baltë, shtëpi të vjetra, varfëri e mjerim në Lagjen “Prilepska” në Kërçovë. Banorët e kësaj lagjeje i takojnë komunitetit rom, shtëpitë i kanë të ndërtuara rreth lumit dhe çdo vit pësojnë nga përmbytjet.

Në një shtëpi një apo dy dhomëshe jetojnë nga 10 persona. Autoritetet i vizitojnë vetëm para zgjedhjeve sa për t’ua marrë votën, thanë banorët.

Kërkesa e tyre e vetme është që tu shtrohet rruga me bekatona dhe të kenë energji elektrike, sepse siç thanë, jetojnë si në mesjetë.

Ata u ankuan se as fëmijët nuk ua pranojnë në shkollë, sepse janë të papastruar dhe jo të veshur mirë.

Në lagjen “Prilepska” në vitin 2018 ka pasur vërshime të mëdha ku Lumi i Zajazit ka dalur nga shtrati dhe janë vërshuar shumë shtëpi dhe baraka, ku ata jetonin. Mbi 800 persona kanë mbetur pa kulm mbi kokë.

Ata thanë se për vërshimet kanë marrë nga 1000 denarë, edhe ato dikush i ka marrë e dikush jo sepse siç thanë, nga komuna ju kanë thënë se xhirollogarinë e kanë të bllokuar, raporton TV21./21Media

https://www.youtube.com/watch?v=3c9WlVmpJUc&feature=emb_logo

Back to top button