Banka Botërore parasheh se sa do të ketë rritje ekonomike në Kosovë

Parashikimi i Bankës Ekonomike për Kosovën dhe rajonin

Ekonomia e Kosovës sipas parashikimit më të ri të Bankës Botërore do të ketë rritje më të lartë ekonomike në rajoni me 3,9 për qind.

Shqipëria parashikohet që do të ketë rritje ekonomike prej 3,5 për qind, BeH-ja 3,2 për qind, Mali i Zi 3,3 për qind, Serbia 3 për qind dhe Kroacia 2,9 për qind. Sipas Bankës botërore ekonomia në vitin 2018 në rajon duhet të ketë rritje prej 4,2 për qind në Kosovë, 3,7 në BeH, 3,5 për qind në Shqipëri dhe Serbi, Mal të Zi 3 për qind, 2,5 në Kroaci.

Ndërkaq për vitin 2019 BB parashikon rritje të ekonomisë së Kosovës nga 4,4 për qind, në BeH ekonomia duhet të ketë rritje prej 4 për qind, Shqipëria prej 3,8 për qind, Serbia 3,5 për qind, Kroacia 2,6 për qind dhe Mali i Zi 2 për qind./21Media

Back to top button