I dyshuari për vrasjen e 14 vjeçarit u dorëzua në Polici

I dyshuari për vrasjen e 14 vjeçarit sot në Prishtinë, u dorëzua në Polici. Personi i dyshuar E.V, mashkull 15 vjeç është në masën e arrestit policor.
Policia informoi se të dyshuarit iu sekuestrua një armë e ftohtë thikë, që dyshohet të jetë përdorur në rast.
“Në prezencë të avokatit të personit të dyshuar, në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe zyrtarët e Qendrës për punë sociale, hetuesit ndaj tij kanë filluar procedurat e nevojshme policore.”, u bë e ditur në njoftimin e Policisë.
Sot në mëngjes, një 14 vjeçar vdiq si pasojë e plagëve të marra pasi u ther me thikë në rrugën “Fahri Fazliu” në Prishtinë./21Media

Back to top button