Barack Obama: Gratë janë lidere më të mira se burrat

Deklaratë e ish-Presidentit, Barack Obama

Nëse gratë udhëheqin çdo vend në botë do të ketë një përmirësim të përgjithshëm të standardit të jetesës dhe rezultateve, gratë nuk janë perfekte, por janë pa dyshim më të mira se burrat.

Keshtu u sbpreh ish Presidenti amerikan Barack Obama gjatë një fjalimi në Singapor. Ai shtoi se shumica e problemeve në botë vijnë nga njerëz të moshuar, kryesisht burra, duke mbajtur pozicione të pushtetit.

“Unë jam i bindur se nëse të gjitha vendet në botë do të udhëhiqeshin nga gratë për vetëm dy vite, do të shihnim një përmirësim në të gjitha sferat”, deklaroi Obama.

Që nga largimi i tij prej postit të presidentit, Barack Obama dhe gruaja e tij Michelle kanë hapur një fondacion ku këshillojnë liderët e rinj nëpër botë./21Media

 

Back to top button