Barack Obama narrator në dokumentarin e ri të Netflixit

Ish-presidenti Barack Obama është narratori i dokumentarit të ardhshëm të Netflixit, “Our Great National Parks”.
“Our Great National Parks” është seri prej pesë pjesësh që ka fokus kafshët e egra në mbarë botën.
Për serinë u dha njoftimi në shkurt si pjesë e një programi që Barack dhe Michelle Obama po prodhojnë për Netflix përmes kompanisë së tyre Higher Ground Productions – megjithëse në njoftim nuk përmendej se ish-presidenti do të shërbente si prezantues dhe transmetues.
Deadline raportoi se shfaqja përfshin pamje nga parqet në Monterey Bay, Kaliforni, Parku Kombëtar Tsavo në Kenia dhe Parku Kombëtar Gunung Leuser në pyjet tropikale të Indonezisë.
Familja Obama nënshkroi një marrëveshje shumëvjeçare me Netflix në vitin 2018, me synimin për të krijuar “një përzierje të larmishme përmbajtjesh, duke përfshirë potencialin për seriale të shkruara, seriale pa skenar, dokumentarë” nga Higher Ground Productions.
Përveç serive të parqeve kombëtare, kompania ka sjellë në Netflix shfaqjet për fëmijë Ada Twist, Scientist dhe Waffles + Moch./21Media

Back to top button