Një person sulmohet fizikisht në selinë e FFK-së

Një person është ankuar në Policinë e Kosovës për një sulm fizik që dyshohet se ka ndodhur në zyrat e Federatës të Futbollit të Kosovës.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se rreth orës 14:00 kanë pranuar informacionin për një rast të sulmit fizik brenda selisë së FFK-së.
“Rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi, i cili ka ndodhë në zyrat e FFK-së. Lidhur me këtë rast aktualisht në stacion policor është duke u intervistuar pala ankuese”, tha Ahmeti.
Tutje, Ahmeti tha se për detaje të tjera, do të njoftoheni në vazhdim./21Media

Back to top button