​Barazohet seria, kampioni vendoset në “Minatori”

Peja e ka fituar duelin spektakolar ndaj Trepçës të zhvilluar në palestrën “Karagaçi” në Pejë me rezultat të ngushtë 87-83.

Që nga fillimi i ndeshjes, Peja e udhëhoqi ndeshjen duke fituar në secilin prej tre çereqeve të para me rezultate 30-26, 23-22 dhe 18-17, por situata ndryshoi në çerekun e katër të cilin Trepça e fitoi me rezultat 18-16, por që nuk mjaftoi për t’iu gëzuar titullit kampion.

Pas kësaj ndeshje, është barazuar në 2-2 seria e fitoreve të kësaj finaleje, dhe kampioni do të vendoset në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Back to top button