Lajçak: Fokus i plotë për zbatim të Marrëveshjes së Brukselit

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, gjatë kësaj jave  ishte në Kosovë dhe në Serbi lidhur me procesin e negociatave.

Në një postim në Facebook, Lajçak ka folur për takimet që i ka zhvilluar në Kosovës dhe Serbi.

Sipas Lajçakut, është i nevojshëm fokusimi i plotë në normalizimin e raporteve dhe në zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit.

“Gjatë takimit diskutuam pritshmëritë për takimin e ardhshëm në Bruksel dhe theksova nevojën e fokusimit të plotë në normalizimin dhe zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të saj të Ohrit. Theksova gjithashtu rëndësinë e shmangies së çdo lëvizjeje të pakoordinuar që mund të prishë procesin. Më pas vazhdova vizitën në veri të Kosovës për t’u takuar me bashkëbisedues të ndryshëm nga shoqëria civile dhe partitë politike dhe për të diskutuar mbi zhvillimet e fundit. Fatkeqësisht, ajo që dëgjova më shqetësoi. Prandaj, ritheksova nevojën për të shmangur çdo mundësi përshkallëzimi dhe përqendrim të plotë në normalizimin”, shkroi Lajçak./21Media

Back to top button