Rritet kostoja e ndërtimit në Kosovë

Agjencia e Statistikave të Kosovës, së fundmi ka publikuar Indeksin e Kostos së Ndërtimit për tremujorin e dytë 2022, me ç’rast është theksuar se indeksi i tërësishëm i Kostos së Ndërtimit në Kosovë ka pasur ngritje për 2.2%, krahasuar me tremujorin e parë 2022.
Sipas ASK-së, ngritje më të mëdha kishte te: transporti (13.1%); kostot e tjera (4.7%); makineritë (4.0%); materialet (1.7%); pagat (1.4%); dhe energjia (0.6%).
“Ndërkaq, krahasuar TM2 2022 me të njëjtën periudhë të vitit paraprak (TM2 2021), Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati ngritje për 19.8%. Ngritja  e indeksit kryesisht u vërejt te: transporti (35.5%); materialet (22.0%); energjia (15.6%); kostot e tjera (12.6%); makineritë (12.2%); dhe pagat (9.1%).”, ka informuar ASK./21Media

Back to top button